Vendosni fjalën kyçe....

Autobusi bie nga mbikalimi në Itali, raportohet për mbi 15 viktima dhe dhjetëra të plagosur


Një aksident jashtëzakonisht i rëndë në ka ndodhur në Mestre (Venecia). Një autobus u rrëzua nga rampa e mbikalimit Rizzardi në Mestre dhe mori flakë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës pak pas orës 19:30, ku raportohet se ka disa viktima, sipas informacioneve fillestare janë të paktën 15. Lëvizja e trenave midis Mestre dhe stacionit Santa Lucia në Venecia u bllokua.

Autobusi doli nga rruga në mbikalimin e Vempës dhe përfundoi në një hapësirë pranë shinave, pas një fluturimi prej disa metrash.

Nga aksidenti ka dhjetëra të plagosur me shifrat ende të përkohshme sipas Corriere Della Sera.

Kryeministrja Giorgia Meloni deklaroi: “Shpreh ngushëllimet e mia më të thella, si personale, ashtu edhe të gjithë qeverisë, për aksidentin e rëndë që ndodhi në Mestre. Mendimet tona shkojnë për viktimat, familjen dhe miqtë e tyre. Jam në kontakt të ngushtë me kryebashkiakun Luigi Brugnaro dhe ministrin Matteo Piantedosi për të ndjekur lajmet për këtë tragjedi”-shkruan Meloni.