Vendosni fjalën kyçe....

Begaj: Dyshimet se Serbia qëndron pas sulmit në Kosovë janë legjitime


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj në një intervistë për emisionin “Opinion” deklaroi se dyshimet se Serbia qëndron pas sulmit në Kosovë janë legjitime.

Presidenti shpjegon se prezenca e ushtrisë në kufirin me Kosovën dhe transportimi i armatimit në manastir tregon që ka qenë një sulm i mirë menduar.

Ishte cenuar rendi dhe siguria e një vendi sovran, Kosovës. Vrasja e policit në kryet të detyrës të çonte në mendime të tille. Mendoj se janë dyshime legjitime që ushtria serbe është dislokuar përgjatë kufirit të Kosovës. Pranie armatimit në një manastir që nuk mund të ndodhte për 5 minuta apo dhe qasja që pjesëtarët e këtij grupi terrorist ishin serb dhe e deklaruar publikisht të çojnë në dyshime legjitime”-deklaroi Begaj.