Deputetët e opozitës, janë mbledhur sot në Kryesinë e Kuvendit, ku deputetët që mbështesin ish-kryeministrin Berisha po mbajnë takimin e tyre të katërt, me grupimin e Gazment Bardhit. Të pranishëm në këtë takim janë edhe Berisha me Bardhin.
Deputetët opozitarë kërkuan ngritjen e dy kërkesave për Komisionet Parlamentare Hetimore, për çështjen e koncesioneve në shëndetësi dhe për sistemin TIMS.