Vendosni fjalën kyçe....

Dhoma e Përfaqësuesve shkarkon kryetarin McCarthy


Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara votoi për shkarkimin e kryetarit të saj, Kevin McCarthy për herë të parë në historinë e vendit.

216 nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve votuan pro shkarkimit të tij dhe 210 kundër.

Mocioni për shkarkimin e tij ishte paraqitur nga ligjvënësi Matt Gaetz, nga radhët e Partisë Republikane të zotit McCarthy.

Zoti Gaetz e kishte akuzuar zotin McCarthy se nuk kishte bërë sa ç’duhej për të shkurtuar shpenzimet federale.