Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO cakton 12 tetorin si seancën e parë të gjyqit ndaj Fredi Belerit


Gjykata e Posaçme caktoi 12 tetorin si datë për seancën e parë të procesit gjyqësor ndaj Fredi Belerit, kryebashkiak i zgjedhur në Himarë, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje.

Dosja e SPAK në ngarkim të tij do të shqyrtohet nga gjyqtari i posaçëm Erjon Çela, pasi prokuroria përfundoi hetimet dhe e dërgoi çështjen për gjykim me të pandehur edhe Pandeli Kokaveshin, ish-anëtar i shtabit të Fredi Belerit.

Më 14 shtator, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin e dosjes për gjykim ndërkohë që Beleri ka kërkuar 6 herë zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të lehtë, por është refuzuar nga gjykata. Ai u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi ofroi 40 mijë lekë në këmbim të 8 votave.