Vendosni fjalën kyçe....

Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë 2023-2024, përcaktohen çiftet e turit të dytë


Në ambientet e Shtëpisë së Futbollit është hedhur shorti i Kupës së Shqipërisë për fazën e 1/32-ave. Murlani, Shkumbini, Delvina dhe Iliria ishin skuadrat që u kualifikuan nga raundi paraeliminator.

Pas hedhjes së shortit nga Departamenti i Garave në FSHF u mësuan edhe çiftet e këtij turi, me ndeshjet që do të luhen të gjitha më datën 18 tetor 2023. Ndërkohë, çiftet e kupës janë si më poshtë:

Bylis – Murlani (C1)

Kastrioti – Shkumbini (C2)

Skënderbeu – KF Delvina (C3)

Dinamo City – Iliria (C4)

Flamurtari – AF Luftëtari (C5)

Tomori – Shënkolli (C6)

Korabi – Devolli (C7)

Apolonia – Naftëtari (C8)

Luz i Vogël 2008 – Butrinti (C9)

Besa – Sopoti (C10)

Lushnja – Labëria (C11)

Burreli – Valbona (C12)

Oriku – Pogradeci (C13)

Turbina – Veleçiku (C14)

Besëlidhja – AF Elbasani (C15)

Tërbuni – Vora (C16)

Ekipet që do të kualifikohen në raundin e 1/16-ave përcaktohen në vetëm një takim. Vetëm ndeshjet e turit çerekfinal (1/4) dhe gjysmëfinal (1/2) do të jenë me 2 takime.

Në fazën e 1/32-ave të Kupës së Shqipërisë marrin pjesë 2 ekipet e renditura në vendin e 9-të dhe të 10-të të Abissnet Superiore në sezonin 2022-2023 si dhe 14 ekipet pjesëmarrëse në kampionatin e Kategorisë së Parë në Sezonin 2022-2023, 12 ekipet e renditura në gjashtë vendet e para të Kategorisë së Dytë të grupeve A dhe B në sezonin 2022-2023, si dhe katër ekipet e kualifikuara nga turi para-eleminator (Murlani, Shkumbini, Delvina dhe Iliria).

Çiftet e fazës së 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë janë të përcaktuara sipas skemës së mëposhtme:

C1 vs C16

C2 vs C15

C3 vs C14

C4 vs C1

C5 vs C12

C6 vs C11

C7 vs C10

C8 vs C9

Ekipet e renditura nga vendi i parë e deri në vendin e tetë në “Abissnet Superiore” për sezonin 2022-2023 do të garojnë duke filluar nga faza 1/8 të Kupës së Shqipërisë.