Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Ekonomisë takim me përfaqësuesin e FMN, në fokus zhvillimet më të fundit ekonomike


Reformat e  financave publike dhe konsolidimi i mëtejshëm fiskal ishin disa nga çështjet e diskutuara në takimin që Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete zhvilloi me Përfaqësuesin e Përhershëm të FMN-së për Ballkanin Perendimor, Sebastian Sosa.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe FMN-së dhe mbështetja që ky institucion ka dhënë e vijon të japë për vendin tonë në drejtim të forcimit të financave publike dhe reformave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare.

Gjithashtu diskutimi mes palëve u përqendrua në zhvillimet më të fundit ekonomike dhe pritshmëritë për situatën makroekonomike dhe fiskale. Ministri i Financave konfirmoi angazhimin për të vijuar konsolidimin fiskal dhe zbatimin e reformave të mëtejshme.

Në takim  u diskutua ecuria e reformave të financave publike, përfshirë edhe adresimi i sfidave të reja për ekonominë e gjelbër. 

Përfaqësuesi i Përhershëm Rajonal i Fondit Monetar Ndërkombëtar z. Sebastian Sosa shprehu angazhimin për të vijuar bashkëpunimin dhe mbështetjen për institucionet shqiptare.