Vendosni fjalën kyçe....

‘Paguhet për të bërë opozitë’ Bardhi ftesë Bashës: Të vijë e të bëjë betejën bashkë me ne në Kuvend


Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha sot se propozimet e Lulzim Bashës për vetting në politikë dhe president të zgjedhur nga populli nuk kanë lidhje me Reformën zgjedhore.

Bardhi tha se Vettingu politik është draft në Kuvend, prandaj i ka bërë ftesë Bashës që të flasë në Parlament që ky draft të shkojë përpara.

 “Nuk kam çfarë të shoh, janë çështje që trajtohen nga PD prej vitesh, Vettingu politik propozohet prej vitesh dhe s’ka lidhje me Reformën Zgjedhore. Të vijë në Parlament dhe të bëjë betejë bashkë me neve.

I qëndroj çdo firme që hedh. Vettingu politik është draft në Kuvend, e ftoj kolegun Basha që të vijë të flasë në Parlament dhe të bëjë që ky draft të shkojë përpara. Gjithashtu dy apo 3 çështje të tjera të propozuara nga ai s’kanë të bëjnë me reformën zgjedhore.

Paguhet për të ardhur dhe për të bërë opozitë në Parlament, ta nisë që të enjten duke përkuar Komision Parlamentar për sistemin TIMS dhe koncesionet në shëndetësi. Të vijë të bashkohet në këto iniciativa. E ka për detyrë”, tha Bardhi.