Nëndeputetja e PD-së, Oriola Pampuri ka reaguar pas deklaratave të Berishës se Rama kërkon të emërojë përfaqësuesit e opozitës në Kuvend.
Pampuri shprehet se aleanca e kullave dhe e non gratave nuk do ta mbajë dot peng PD dhe demokratët, dhe se opozita e vërtetë janë ata që çdo ditë janë pranë qytetarëve dhe jo opozita e kullave dhe e marrëveshjeve të fshehta!
“Natën marrin leje ndërtimi nga Edi Rama për kullën 64 kate, dhe ditën dalin e sulmojnë PD për llogari të Edi Ramës.
Opozita e vërtetë është ajo që lufton për hallet e qytetarëve dhe jo ajo e oligarkëve të përbashkët që i mban dhe i financon!
Opozita e vërtetë janë ata që çdo ditë janë pranë qytetarëve dhe jo opozita e kullave dhe e marrëveshjeve të fshehta!
Opozita e vërtetë është ajo e njerëzve të pastër, që të vetmin pakt e kanë me qytetarët, të tjerët që kalkulojnë se ku do të jenë në 2025, le të marrin përsipër dhe kusuret.
Aleanca e kullave dhe e non gratave nuk do ta mbajë dot peng PD dhe demokratët”, shkruan Pampuri.