Vendosni fjalën kyçe....

Pesë prokurorë e një gjyqtare merren në mbrojtje pas dëshmisë së Artan Tafanit


Pesë prokurorë në detyrë e një jashtë sistemit janë marrë në mbrojtje nga institucionet shtetërore pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani.

Ai rrëfeu para pak ditësh se grupi i Laert Haxhiut, pjesë e të cilit ka qenë, kishte synuar eliminimin e prokurores së SPAK Doloreza Musabelliu e ish-prokurores së Lushnjes Merita Selimi.

Në mbrojtje përveç dy emrave të lartpërmendur janë marrë edhe prokurorët e Elbasanit Kreshnik Ajazi e Ritvan Sulkaj, prokurori i Vlorës Albert Kuliçi e Arjan Muça, ndihmës në KLP.

Në mbrojtje është marrë edhe gjyqtarja Etleva Deda.