Vendosni fjalën kyçe....

Pyjet e Pishë-Poro prej 8 ditësh në flakë, mbërrin avioni grek për ndërhyrje nga ajri 


Ka mbërritur këtë të martë në orën 07:30, avioni ujë hedhës nga Greqia për të bërë rikonicionin e zonës  dhe për të rifilluar ndërhyrjen nga ajri në vatrën e zjarrit në masivin pyjor Pishë-Poro.  

Kjo ndërhyrje ndodhi për shkak të mungesës që Shqipëria ka për sa i përket emergjencave cilive më të sofistikuara, siç mund të jenë helikopterët në situatën konkrete.  Për këtë arsye është kërkuar ndihmë nga shteti fqinj, Greqia. 

Krahas ndërhyrjes nga ajri vijon puna për shuarjen e vatrave brenda zonës së djegur nga efektivët zjarrfikës dhe FA të repartit të Poshnjës.

Ndërkohë po punohet për fikjen e plotë të vatrave të vëna nën kontroll.