Në të gjithë botën janë disa media që tashmë kanë nisur të transmetojnë lajmet nëpërmjet spikerit virtual të krijuar nga inteligjenca artificiale.
Euronews Albania është bërë në Shqipëri televizioni i parë i cili kalon në një stad të ri, duke përfshirë inteligjencën artificiale në prezantimin e lajmeve në kohë reale.
Si e priti audienca këtë ndryshim në televizione?
“Unë i pari nuk do i ndjekë lajmet nëse nuk i jep ndonjë qënie e gjallë”,- komentet dhe reagimet ishin të shumta për këtë risi në televizion, ku shumë qytetarë të acaruar kanë shprehur qartazi se nuk janë aspak dakord, duke mbrojtur kështu me fanatizëm gazetarinë tradicionale.
“Po jetojmë në epokën e ferrit. Zv.i njeriut me rrobot është një injorim i njeriut për së gjalli”, – shprehet një komentues në rretin social Facebook, “është njësoj sikur ti thuash vdisni o njerëz se ne kemi kukullat që levizin buzet.Epoka e shkaterrimit,epoka e pandjeshmërisë,epoka e robotëve e gjërave pa shpirt, pa ndjenjë, pa emocion.Epokë e mallkuar”.
Duket se nga komentet audienca nuk e ka mirëpritur inteligjencën artificiale në dhënien e lajmeve, përkundrazi e kanë krahasuar këtë ndryshim mediatik me “epokën e ferrit”.
Por në audiencë ka edhe nga ata që mendojnë se teknologjia duhet të shihet si mundësi dhe jo si kërcënim, “kur e shikon teknologjinë si kërcënim në vend të një mundësie, vetëm ky mund të jetë reagimi”.