Forcat e armatosura turke kanë nisur sot sulme ajrore kundër pozicioneve të PKK-së në Irakun verior, duke shkatërruar 16 objektiva, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.
Sulmet ajrore u nisën rreth orës 20:00 në zonat e Metinës, Garës, Hakurkut, Qandilit dhe Asos.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, janë marrë masa për të shmangur viktimat civile.
Operacioni është pjesë e hakmarrjes për sulmin terrorist në Ankara, për të cilin Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mori përgjegjësinë.