Një Youtuber-i i njohur për shakatë e tepruara ndaj njerëzve të rastësishëm, iu dha një mësim i tmerrshëm, pasi objektivi i një prej videove të tij nxori një armë dhe e qëlloi në gjoks.
21-vjeçari Tanner Cook, i cili drejton kanalin ‘Classified Goons’, po ngacmonte shoferin e dërgesave Alan Colie, duke e ndjekur atë nëpër një qendër tregtare në Virxhinia, ndërsa celulari i tij luante një frazë të çuditshme përmes Google Translate.
I nervozuar nga futja e celularit në fytyrën e tij në mënyrë të përsëritur, Colie i kërkoi Cook-it të ndalonte shumë herë përpara se të përpiqej ta largonte telefonin. Kur Cook ende këmbënguli, Colie u kap nga paniku, nxori armën dhe e qëlloi Kukun në gjoks.
Cook mbijetoi pavarësisht se kaloi kohë në kujdesin intensiv, dhe Colie u akuzua për plagosje të rëndë.
Megjithatë, ai tani është shpallur i pafajshëm, por mund të përballet me një akuzë më të vogël për armëmbajtje.
Juria vendosi se Colie kishte vepruar në vetëmbrojtje dhe në mënyrë të arsyeshme do të ishte ndier i kërcënuar pasi nuk e dinte se ishte subjekt i një shakaje në YouTube.