Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Deklaratat e Ramës për situatën në Kosovë janë avokati e ultranacionalistëve serb


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi në emisionin “Ora e Betit” në Ora News se qëndrimet e Kryeministrit Edi Rama për ngjarjet në Kosovë janë skandaloze të cilat bëjnë avokatinë e ultranacionalistëve serb.

Meta tha se Rama për situatën e kërcënimit të sigurisë në Kosovë, Rama dha tre qëndrime që i konvergojnë serbisë dhe aspak në mbrojtje të Kosovës.

Rama është shquar për qëndrime skandaloze që nuk reflektojnë qëndrimet që duhet të ketë Shqipëria. Bëjnë avokatinë e ultrancaionalistëve serb. Në pak ditë që kur ndodhi sulmi në Kosovë, kemi tre qëndrime. Qëndrimi i parë kur konflikti vazhdonte, kemi një reagim të Ramës kur bëtë thirrje për konferencë paqeje.

Së dyti, kemi qëndrimin tjetër që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës, kur Kosova e ka ekskluzivitet sigurinë në Kosovë. Qeveria Shqiptare shumë rrallë ose asnjëherë nuk e ka përmendur gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë. Dhe qëndrimi i tretë që Kosova është tokë e askujt“, tha Meta.