Një intervistë e Kryeministrit Edi Rama në Financial Time ku komentonte situatën në Kosovë dhe deklaronte “Kosova është një pikë e nxehtë dhe me kalimin e viteve është bërë një tokë e askujt ku kombinohen të gjitha llojet e krimeve”, duket se ka qenë një keq citim nga editorët e medias.
Ditën e sotme gazetari i Financial Time ka reaguar se kanë ndryshuar artikullin për të sqaruar se Kryeministri Rama po diskutonte problemet në veri të Kosovës dhe jo në të gjithë vendin.
“E kemi ndryshuar këtë artikull për të sqaruar se kryeministri shqiptar po diskutonte problemet në veri të Kosovës, jo në të gjithë vendin”, shkruan gazetari i FT, Marton Dunai në rrjetin social X.
Kjo ngatërresë e Finacial Time solli reagimin edhe në Shqipëri duke akuzuar Ramën për sulme ndaj Kosovës.
We have amended this article to clarify Albanian PM @EdiRamaPM was discussing troubles in Northern Kosovo, not the entire country.https://t.co/c6vXO9A5rp via @ft
— Marton Dunai (@mdunai) October 4, 2023