Partia Socialiste ka miratuar një rezolutë në lidhje me dënimin e sulmit me armë në veri të Kosovës, ku një grup i armatosur hapi zjarr ndaj Policisë, ku për pasojë mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Në rezolutën në fjalë shprehet shqetësimi për situatën e krijuar pas sulmit. Ndër të tjera në rezolutë thuhet se Serbia duhet të heqë dorë nga veprimet armiqësore e luftënxitëse. “Serbia të hapë hetim serioz ndaj të gjithë organizatorëve”, citohet në rezolutë.