Vendosni fjalën kyçe....

SHBA do të transferojë armët e sekuestruara nga Irani në Ukrainë


SHBA do të transferojë mijëra armë dhe municione të sekuestruara nga Irani në Ukrainë, në një lëvizje që pritet të ndihmojë me përballimin e mungesës së armatimeve në rezervat e aleatëve të Kievit.

Komanda Qendrore e SHBA-së ka transferuar tashmë mbi një milion fishekë të sekuestruar nga Irani tek forcat e armatosura të Ukrainës.. Transferimi u krye të hënën, tha CENTCOM në një njoftim për shtyp.

“Qeveria fitoi pronësinë e këtyre municioneve më 20 korrik 2023, përmes pretendimeve të Departamentit të Drejtësisë për konfiskim civil kundër Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit,” thuhet në deklaratë.

Administrata Biden prej muajsh po konsideron metodat se si mund të dërgojë ligjërisht te ukrainasit armët e sekuestruara, të cilat ruhen në rezervat e saj në të gjithë Lindjen e Mesme.