Vendosni fjalën kyçe....

Tajvani: Kina ka shumë mënyra për të ndërhyrë në zgjedhjet tona të brendshme


“Kina ka mënyra “shumë të ndryshme” për të ndërhyrë në zgjedhjet e Tajvanit në janar, nga presioni ushtarak deri te përhapja e lajmeve të rreme, duke përfshirë manipulimin e sondazheve të opinionit”.

Këstu u shpreh të mërkurën një zyrtar i lartë i sigurisë tajvaneze, shkruan Reuters.

Përpara zgjedhjeve, Tajvani tregon në mënyrë rutinore rrezikun e ndërhyrjes nga Pekini, i cili pretendon se ishulli i qeverisur në mënyrë demokratike është i veti, duke thënë se Kina kërkon të ndikojë në rezultatin tek kandidatët që mund të jenë më të favorshëm ndaj vendit.

“Mënyra se si komunistët kinezë ndërhyjnë në zgjedhje është shumë e larmishme,” u tha ligjvënësve drejtori i përgjithshëm i Byrosë së Sigurisë Kombëtare të Tajvanit, Tsai Ming-yen, gjatë një sesioni të komisionit parlamentar.

Kina mund të përdorë presionin ushtarak, detyrimin ekonomik ose lajmet e rreme për të krijuar një zgjedhje të rreme midis “luftës ose paqes” në zgjedhje, duke kërkuar të frikësojë votuesit, sipas tij.