Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e fshatit Kraps, në Fier duke djegur deri tani qindra drurë ulliri, ndër ta edhe ullinj shekullorë.
Banorët e zonës kanë pikasur të parët zjarrin dhe kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëse teksa kanë ndërhyrë me kazma, lopata e degë për të shuar flakët.
Ata pohuan se një automjet zjarrfikës është dërguar tek zjarri dhe po lufton për vënien nën kontroll të flakëve, të cilat të favorizuara nga era e fortë janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë.