Vendosni fjalën kyçe....

34-vjeçarit në Elbasan i sekuestrohet pasuri me vlerë 1 mln euro, i dënuar më parë për prodhim droge


 

Një 34-vjeçari në Elbasan i është sekuestruar pasuria me vlerë rreth 1 milion euro. Dyshohet se e ka përfituar nga aktiviteti kriminal. Bëhet fjalë për Eris Skënderin, i cili më parë rezulton i dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  

Njoftimi i Gjykatës

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, është bërë sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 1 milion euro, konkretisht:

-një objekt banimi me sipërfaqe 62 m2; 

-një objekt shërbimi me sipërfaqe 73 m2 , në Cërrik;

-2 automjete dhe 1 motomjet.

Vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.