Vendosni fjalën kyçe....

47 liderë mblidhen sot në samitin e komunitetit politik europian në Spanjë, mes tyre Rama, Osmani dhe Vuçiç


Pritet që 47 liderë evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Granada të Spanjës në samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Të pranishëm do të jenë edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në deklaratën që pritet të publikohet në fund të samitit do të nënvizohet “shtimi i përkushtimit për zgjerimin e Bllokut”.

Liderët e BE-së do të theksojnë se zgjerimi “është një investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet në kontinent”.

Një vëmendje të veçantë në këtë samit do të ketë situata e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë. 

Ndërkohë një ditë më parë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani njoftoi në rrjetet sociale se në takime me kolegët liderë, do të diskutoj sfidat e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të ritheksoj angazhimin e Kosovës  për thellimin e bashkëpunimit me aleatët për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë.