Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka kërkuar Kuvendit që të fusë në rendin e ditës projektvendimin për rishikimin e përbërjes së komisionit të reformës zgjedhore.
Në shkresë, Bardhi argumenton faktin se në seancën e datës 21 shtator, është vendosur që ky projektvendim të futet në seancën e radhës, gjë që nuk është reflektuar nga kryetarja e Kuvendit.
Gazmend Bardhi shtoi gjithashtu se rishikimi i përbërjes së komisionit të reformës është domosdoshmëri, pasi për më shumë se 1 vit nuk është bërë asnjë punë dhe disa anëtarë sot nuk janë më deputetë, për shkak të heqjes dorë nga mandati.
Pak ditë më parë gjatë mbledhjes së deputetëve të thirrur nga Bardhi dhe Berisha në Kukës, u mësuan dhe emrat që rithemelimi propozon si anëtarë të këtij komisioni. Ata propozojnë Bashkëkryetar do të jetë Oerd Bylykbahsi ndërkohë anëtarë do të jenë, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Salianji, Tomor Alizoti, Lindita Metaliaj, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili.
Komisioni do të asistohet nga ekspertë të OSBE- ODIHR.