Vendosni fjalën kyçe....

Basha i përgjigjet Bardhit pas akuzave në Kuvend: Shpifje e shkollës ‘berishiste’


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit akuzave të Gazment Bardhit se ishte pronar i dy kateve në një kullë. Basha teksa ka mohuar akuzat, e cilësoi Bardhin avokat të Berishës.

“Përgjigja ime ishte aty. Është shpifje e pastër e shkollës berishiste. Vjen nga një njeri që sulmonte babain e Zenit dhe sot është bërë avokat dhe i kullave 64 katëshe. Familjarët e mi e kanë çdo gjë transparente, cent më cent taksat ndryshe nga aleancat e kullave dhe avokati i tyre më i ri, Gaz Bardhi” tha ai.

Duke u ndalur te debatet në Kuvend për Kosovën, Basha tha se sot është një ditë turpi. “Sot është një ditë turpi tjetër për Kuvendin e Shqipërisë. Sot Parlamenti nuk po mban një qëndrim për Kosovën, nuk harrin dot që të formulojë një qëndrim të unifikuar. PD i mohohet në mënyrë të vazhdueshme zëri i vetë. Nëse do të ishim në Konferencën e Kryetarëve, do të ishte e drejtë”.

“E para dhe më e rëndësishme, t’i japim fund këtij turpi. Kjo sallë është nën kontrollin e përbashkët të atyre që duan ta mbajnë kështu Kuvendin”.

“Pa opozitë dhe respekt, pa respekt për ligjin. Shumica dërrmuese e qytetarëve kërkojnë ndryshim. Ky parlament ka rënë pa ardhur ende data e zgjedhjeve të ardhshme.”, pohoi Basha.

Ndërkohë teksa u pyet për faktin nëse do të ketë përjashtime të tjera nga grupi parlamentar i PD-së, Basha tha; “PD do të veprojë si çdo parti demokrate europiane. Do të kërkojë që çdo deputet të bëjë detyrën e vetë. Do të masë detyrat e deputetëve që kanë detyrim ndaj qytetarëve”.