Vendosni fjalën kyçe....

Gërvalla: Radoiçiç duhet t’i dorëzohet menjëherë Kosovës 


 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me gjykatën e Serbisë, për lirimin e kryeorganizatorit të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Milan Radoiçiç. Ajo ka kërkuar ekstradimin e tij të menjëhershëm në Kosovë.

Gërvalla ka shkruar në X se lirimi i menjëhershëm i Radoiçiçit tregon se i gjithë procesi ndaj tij është “farsë”.

“Lirimi i shpejtë i terroristit Radoiçiq një ditë pas arrestimit të tij në Serbi dëshmon se i gjithë ky proces është një farsë. Shteti serb urdhëroi sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe nuk mund të pritet që të japë drejtësi. Radoiçiç duhet t’i dorëzohet Kosovës tani”, ka shkruar Gërvalla.