Deputetja demokrate Flutura Açka i është përgjigjur Gazment Bardhit, pasi ky i funidt tha në kuvend se Lulzim Bashën e ndjekin nga pas dy tre veta. Açka ka bërë një krahasim të situatës ku ndodhet me ‘I Huaji’ romani kryevepër i shkrimtarit Albert Kamy. Duke thënë se arsyeja përse anatemohet ende në Kuvend është sepse nuk ka qarë dot “babën” në PD, duke nënkuptuar këtu se nuk është bërë me grupin e Berishës. Këtë e krahasoi me personazhi tek ‘I Huaji’ që nuk qau dot nënën.
“Do i them kolegut tim Bardhit, që unë jam në Partinë Demokratike, ku i kam gjetur kolegët e mi të nderuar dhe ku do i lë një ditë. Në fakt Bardhi dhe kolegët e mi të partisë i vetmi mëkat që kam unë në raport me ta është mëkati që ka personazhi ‘I huaji’ i ‘Kamysë’, i cili nuk qau dot nënë, unë nuk kam qarë dot babën në PD. Kjo është arsyeja pse anatemohem edhe sot në këtë parlament. PS dua t’i sjell në vëmendje KPD e famshme tuajën, nuk e di nëse kanë qeshur këta me ju në 2001. Kjo është një lloj KPD, por pak më ndryshe, atë e bëri Fatos Nano i dashuruar, këtu po e bëjnë 3 B të lënduar, ose siç them unë 2 b të tërbuar dhe një i vaksinuar dhe hajde të dalim nga ky qorrsokak ku kemi hyrë. Kryetare merreni zgjidhen dhe bëjeni siç duhet bërë drejt”, tha Açka.