Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me homologun e saj francez, Emmanuel Macron, në Samitin e Liderëve Evropianë në Granada të Spanjës, të cilët kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë.
Në këtë takim Osmani ka thënë se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për aktin e saj të agresionit kundër Kosovës.
“Një diskutim i rëndësishëm me presidentin francez, Emmanuel Macron, mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë dhe angazhimin tonë të përbashkët për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm. Theksova rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për aktin e saj të agresionit kundër Republikës sonë”, ka shkruar ajo në platformën X (ish-Twitter).