Ish-ministri Lefter Koka është dënuar me 5.8 vite burg për akuzat lidhur me aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Koka shpallet i fajshëm për akuzat e korrupsion pasiv dhe pastrim parash, dhe i pafajshëm për akuzën për shpërdorim detyre.
Ndërkohë ish-deputeti Alqi Bllako është liruar nga akuzat për rastin e inceneratorit të Elbasanit, por vijon të mbetet në burg për shkak të akuzave që ka për aferën e inceneratorit të Fierit.
Vendimet e GJKKO për inceneratorin e Elbasanit:
Lefter Koka 8.6 vite burg, me gjykim te shkurtuar, 5.8—- (i ra akuza e shpërdorimit)
Klodian Zoto 10 vite burg, gjykim i shkurtuar 6.8
Mirel Mërtiti 10 me vite, gjykim i shkurtuar 6.8
Stela Gugallja 7 vite, gjykim i shkurtuar 4.8
Alqi Bllako shpallet i pafajshëm
Pëllumb Abeshi 4 vjet, gjykim i shkurtuar 2.8
Bardhyl Cabiri 2 vjet
Jonida Zeqo 4 vjet, gjykim i shkurtuar 2.8
Serafin Papa 1.4 burg