Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për zjarrin në Pishoporo të Fierit dhe akuzat e opozitës.
Balla tha se personi i dyshuar është arrestuar dhe zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, teksa shton se këtë vit ianë 50 të arrestuar për zjarrvënie.
Balla tha se Berisha duhet të bëjë dallimin mes poltikës dhe ngjarjeve shqetësuese që ndodhin në vend duke u ndërgjegjësuar me problematikën.
‘Edhe në rastin e Pishporos e Darzezës jeni njohur me informacionin e policisë së shtetit që personi i dyshuar është arrestuar dhe zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Apeli i opozitës duhet të jetë ndryshe. Të gjitha ato konferenca për shtyp që bëni…. dënimi maksimal për ata që vendosin zjarr duke shkaktuar dëme kolosale ka ardhur koha të merren edhe në Shqipëri. 15 vite cakton Kodi Penal. Personalisht kam parë një sërë rastesh, që në facebookun e tyre të marrin në mbrojtje personin e arrestuar. Dhe del kryefolkloristi i foltores dhe merr në mbrojtje personi që ishte ngritur akuza. Kjo është e rëndë, mund të keni gjithçka me mua, por jo me policinë e shtetit. E kam ndarë mirë kur mora detyrën, e di kur fillon e ku mbaron Taulant Balla e gjithashtu ministri i Brendshëm. Këtë vit kemi 50 të arrestuar për zjarrvënie, numër shumë i madh. S’më gëzojnë shifrat por më shqetëson ky trend negativ dhe kjo mungesë e madhe ndërgjegjësimi në vendin tonë. Mbaj mend që një ndër zjarret që rrezikoi një ndër vendet më të shenjta kishën e Laçit, ai (Berisha) shkoi akuzoi kryetaren e bashkisë së Kurbinit. S’bëhet çdo gjë për politikë.’