Një shtetas serb është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.
31-vjeçari serb D.S., u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Austrisë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga Interpol Vjena për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Austrisë.
“Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Vjenës, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Austrisë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht D. S., 31 vjeç, banues në Serbi.
Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Vjena, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Austrisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit.’’-njofton policia.