Vendosni fjalën kyçe....

Balla takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite: Do të rrisim bashkëpunimin në fushën e sigurisë publike


Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite. Ka qenë vetë Balla që ka ndarë disa foto krah ambasadorit ndërsa zbardh edhe diskutimet.

Ministri Balla thotë se në fokus të takimit ka qenë forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, si bashkëpunimi në fushën e sigurisë publike, për të cilën Balla paralajmëroi një ditë më parë se do të ngrihet një Forcë Kombëtare.

 “Me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, i cili më përcolli urimet dhe ftesën e Ministrit të Brendshëm Princit Abdulaziz bin Saud bin Naif bin Abdulaziz, diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Do të rrisim bashkëpunimin në fushën e sigurisë publike”, shkruan Balla.