Vendosni fjalën kyçe....

Marrëdhëniet e acaruara mes Tiranës dhe Athinës, Rama pret ministrin e jashtëm grek


Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të premte në Kryeministri, ministrin e Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis.

Gerapetritis ndodhet në Tiranë për samitin të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

Mes Tiranës dhe Athinës së fundmi ka pasur përplasje dhe acarim të marrëdhënieve për shkak të arrestimit të Fredi Belerit para zgjedhjeve të 14 majit.

Greqia e ka kundërshtuar arrestimin dhe mos betimin e Belerit pasi doli fitues në zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë Himarë edhe pse në paraburgim.