Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja e Jashtme gjermane në Tiranë: Tensionet Kosovë-Serbi rrezikojnë procesin e Berlinit


Në nisje të takimit në Samitin që po mbahet në Tiranë, ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në momentin e mbërritjes foli shkurtimisht mbi tensionet më të fundit mes Kosovës dhe Serbisë pas sulmit të 24 shtatorit.

Baerbock u shpreh se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë rrezikojnë procesin e Berlinit.

Gjithashtu ajo shtoi se këto janë hapa pas drejt integrimit dhe i’u bëri thirrje palëve që të ulen sa më parë të dialogojnë për të zgjidhur problemet.