Vendosni fjalën kyçe....

PS kërkon masë disiplinore ndaj 5 deputetëve të opozitës që bllokuan foltoren e Kuvendit


Partia Socialiste ka kërkuar masë disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, të cilët dje bllokuan foltoren e Kuvendit si dhe podiumin, duke bërë që të anulohet votimi për ndryshimet në Reformën Zgjedhore.

PS ka kërkuar masa ndaj Elda Hotit, Albana Vokshit  Bledion Nallbatit, Zheni Gjergjit dhe Lefter Gështenjës.

Kujtojmë se një ditë më parë, deputetët bllokuan foltoren dhe podiumin e qeverisë, pas debatit për Reformën Zgjedhore, kur pozita refuzoi të votojë ndryshimet.

Pas këtij momenti deputetët e opozitës rrethuan foltoren dhe podiumin e qeverisë, situatë kjo që ka bërë që të anulohet votimi.