Ylli Manjani, dikur ish ministër drejtësie, ka bërë së fundmi një koment në profilin e tij në facebook, mbi vendimet e marra nga drejtësia për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, të cilën e përkufizon si “fabulën e drejtësisë”.
“Shteti pagoi 21 milionë Euro për të ndërtuar inceneratorin. Kompania shpenzoi 22 milionë (sipas ekspertimit gjyqsor) dhe e ndërtoi inceneratorin. Pra shpenzoi më shumë sesa mori”, shkruan ai.
“Për këtë u dënua e gjithë kompania megjithë familjen, pse shpenzoi para më shumë se mori. U dënua gjithë Ministria e Mjedisit, me përjashtim të Alqit, për korrupsion pa lekë…” vijon më tej Manjani.
Sipas tij dënimi u vendos pas “konsultimit publik” të materialeve hetimore të nxjerra nga konteksti dhe për këtë arsye e quan vendimin si “super drejtësi”.