Në pikën kufitare të Kapshticës policia pas kontrolleve në një makinë gjeti dhe sekuestroi të një arsenal armësh.
Në pranga është vënë shtetasi Xh.H me banim në Tiranë, të cilit i janë gjetur në ulësen e pasme të mjetit 3 armë zjarri kallashnikov, 1 pistoletë TT dhe një sasi fishekësh.
I arrestuari ka qenë në makinë i shoqëruar me një tjetër shtetas me inicialet M.V, i cili është shoqëruar dhe po kryhen procedurat e nevojshme dhe është duke u pyetur nga forcat e policisë së drejtorisë vendore të policisë së Korçës.
Të arrestuarit ishin duke kryer procedurat për kalimin në drejtim të shtetit grek.