Vendosni fjalën kyçe....

U konfliktua me policët në Gramsh, arrestohet ish-deputeti i socialist


Policia ka arrestuar ish-deputetin Dritan Bici, i cili ka shërbyer më parë edhe si kryebashkiak në qytetin e Gramshit për Partinë Socialiste.

Shkak për arrestimin e Bicit raportohet se është bërë një gjobë e vendosur në automjetin e djalit të tij, pasi ky i fundit kishte parkuar në vendin e rezervuar për policinë e Gramshit.

Bici ka debatuar dhe është përplasur me efektivët e policisë së Gramshit deri në momentin kur ish-deputeti ka tentuar të qëllojë një prej dy efektivëve të policisë.

Për pasojë ai është arrestuar nga policia me akuzën e kanosjes së efektivëve të policisë, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan vendosi masën e arrestit detyrim për paraqitje për ish-deputetin Bici.