Të paktën 200 izraelitë janë vrarë që kur militantët e Hamasit filluan një sulm të befasishëm të shtunën herët në mëngjes, sipas shërbimit të shpëtimit izraelit, ‘Zaka’.
Sipas këtij të fundit, mbi 1,100 persona të tjerë u plagosën në sulmin e së shtunës, shkruan AP.
Militantët e Hamasit hodhën mijëra raketa dhe dërguan dhjetëra luftëtarë në qytetet izraelite pranë Rripit të Gazës në një sulm të paparë e të papritur herët në mëngjes gjatë një feste të madhe hebraike të shtunën.
Ky ishte sulmi më vdekjeprurës kundër Izraelit në dekada.
Të paktën 198 persona u vranë në Rripin e Gazës u vranë dhe të paktën 1,610 u plagosën në mes të hakmarrjes së Izraelit, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza.