Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u takua sot me ambasadoren e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg. Balla shprehu solidaritet me viktimat nga sulmi i Hamasit në Izrael mëngjesin e sotëm.
Postimi i Ballës:
Sapo i shpreha Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, solidaritetin tonë me popullin e Izraelit ndërsa vijojnë sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Shqipëria përmes Kryeministrit Edi Rama i dënoi ashpër këto sulme terroriste dhe mban një qëndrim të fortë kundër terrorizmit. Mendimet dhe lutjet tona sot janë për viktimat e këtij sulmi të pabesë, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin.