Policia greke e Kosturit duke ndjekur një automjet zbuloi që brenda tij kishte lëndë e dyshuar narkotike.
Mjeti dyshohet se ishte ngarkuar me droge në kufirin greko-shqiptar.
Mjeti, me drejtues një shtetas shqiptar 31 vjeç, është ndaluar dje në mëngjes në Selanik.
Ndërkohë, brenda mjetit u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta që përmbanin 40 pako me 42 kg 700 gram marijuanë.
Sakaq, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij në Selanik u gjet dhe një sasi tjetër marijuane.
Po ashtu u sekuestrua automjeti i transportit, 1 celular me 1 kartë SIM dhe 55 euro.