Vendosni fjalën kyçe....

Lindita Nikolla dënon sulmin terrorist të Hamas: Shqipëria do të vijojë të jetë në krah të SHBA-së dhe BE-së, në luftën kundër terrorizmit


Lindita Nikolla ka dënuar sulmin terrorist të Hamas të cilët lëshuan dhjetëra raketa në Izrael, duke vrarë të paktën 40 persona.

Kuvendi i Shqipërisë dënon ashpërsisht sulmin kundër Izraelit dhe është në krah të popullit izraelit në këto momente të vështira.

Lutjet, mendimet dhe mbështetja jonë shkon për viktimat e pafajshme dhe familjet e tyre në Izrael.  Shqipëria do të vijojë të jetë në krah të partnerëve strategjikë, ShBA dhe BE, në luftën kundër terrorizmit, për mbrojtjen e sigurisë dhe të paqes”, shkruan Nikolla.