9 anëtarët e fisit Rraja do akuzohen për plagosje të lehtë e kanosje ndaj dy anëtarëve të fisis Maja. në ngjarjen e ndodhur në një lokal në rrugën Fushë Krujë-Thumanë më 6 korrik 2023.
Prokurori Ylli Bashaj ka mbyllur hetimet e tashmë çështja do shkojë në gjykatë. Eni Kullaj, Andi Rraja, Ineidi Rraja, Përparim Rraja, Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Rexhep Rraja, Klajdi Rraja e Edison Meta dhunuan barbarisht Bilbil e Jashar Majan pasi ata ishin ankuar se shpërthimet në guroret e fisit Rraja u kishin dëmtuar banesat.
Pamjet e dhunës u transmetuan në media pasi u filmuan nga vetë anëtarët e fisit Rraja teksa dhunonin me grushte, shkelma e shkop bejsbolli dy kushërinjtë Maja.
Këta të fundit kanë kërkuar drejtësi.