Vendosni fjalën kyçe....

MEPJ dënon sulmet ndaj Izraelit: Qëndrojmë të palëkundur ndaj terrorizmit


Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi se “Shqipëria dënon fuqimisht sulmet e mëngjesit të sotëm nga Hamasi kundër Izraelit”.

“Ne qëndrojmë pa u lëkundur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan ministri në rrjetet sociale.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se po ndjek nga afër situatën e tensionuar në Izrael, ndërsa bëri të ditur se sipas të dhënave deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme.

“Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën shqiptare në Izrael në numrin e kontaktit:+972 54-4806601″, thuhet në njoftimin për shtyp të MEPJ-së. Më shumë se 100 persona janë plagosur në Izrael për shkak të sulmeve me raketa nga Rripi i Gazës kundër zonave jugore dhe qendrore të vendit.