Është rritur në 232 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet hakmarrëse të ushtrisë izraelite, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në Gaza. Sipas saj, rreth 1700 persona janë plagosur ndërsa ajo nuk dha hollësi se ku ndodhën vdekjet dhe nëse vdekjet përfshinin militantë të Hamasit apo civilë në Gaza, shkruan CNN.
“Ekipet mjekësore po punojnë me të gjithë mundësitë e tyre për të shpëtuar dhjetëra raste serioze në sallat e operacionit dhe njësitë e kujdesit intensiv”, tha ministria.
Ministria u bëri thirrje ‘institucioneve humanitare dhe të ndihmës që të punojnë menjëherë për të mbështetur nevojat emergjente të spitaleve të Rripit të Gazës’.
Vdekjet vijnë pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit kryen sulme në përgjigje të një sulmi të papritur në mëngjes herët nga Hamasi që la rreth 200 izraelitë të vdekur, sipas autoriteteve izraelite.
Orë më herët numri i palestinezëve të vrarë u raportua të ishte 198, nga autoritetet e Gazës.