Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho në konferencën për shtyp sqaroi zgjedhjet e bëra për sfidën ndaj Çekisë për kualifikueset e Euro 2024.
Ai sqaroi se llogaritë do bëhen në fund dhe Shqipëria megjithë kryeson grupin nuk ka arritur asnjë. Për këtë arsye thotë se në fushë do kërkojë fitoren ndaj një rivale të fortë. Forca e kësaj skuadre është shpirti që jep në fushë.
“Për dëmtimin e Ardian Ismajlit do të shohim dhe do të vlerësojmë. Jemi në kontakt edhe me stafin e Empolit. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne ,lojtar titullar por jam i bindur që tek 25 futbollistët e grumbulluar kemi lojtar që më së miri do e zëvendësojnë Ismajlin. Ne vëzhgojmë lojtarët çdo fundjavë dhe lista nuk ka ndryshuar shumë krahasuar me ndeshjet e shtatorit. Është larguar Roshi dhe kam thirrur Brojën. Nuk më shqetëson fakti që në sulm kemi lojtarë shumë dhe që ka konkurrencë. Ne kemi një ndeshje të rëndësishme përpara ndaj Çekisë që është skuadër e fortë që nuk ka pësuar asnjë humbje dhe ka pësuar vetëm dy gola.
Abrashi është lojtar i rëndësishëm për ne por më duhen centimetra dhe prandaj kemi marrë Gjasulën e jo Abrashin. Forca e këtij grupi është se jep shpirtin në fushë dhe jemi një . Luftojmë për njëri-tjetrin dhe djersijmë fanellën në fushë .I kënaqur pasi edhe tifozët na kanë mbështetur në mënyrë fantastike. Llogaritë i bëjmë në nëntor, kemi ndeshje të vështirë dhe nuk mund të bëjmë llogari ndaj ÇEKISË. Ndeshje e fortë me tifozë, me atmosferë ku mund të ndodhë gjithçka skuadra shumë të forta të dyja por nuk bëjmë llogari në fushë futemi vetëm për fitore”, tha Sylvinho.
Më 12 tetor, Shqipëria Pret Çekinë në Air Albania në një ndeshje vendimtare për kualifikimin në EURO 2024, ndërsa 5 ditë më vonë luan miqësoren ndaj Bullgarisë po në Tiranë.