Një 64 vjeçar i cili ka qenë duke mbledhur arra në pemë, në fshatin Krushovë pranë Voskopojës, ka humbur kontrollin dhe ka rënë prej saj.
Ai është tentuar të dërgohet në spital për ndihmë të parë, por ka mbërritur atje i pajetë.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:15, në fshatin Krushovë, Korçë, shtetasi E. Z., rreth 64 vjeç, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga një pemë (arrë) dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.