Presidenti Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se s’mund ta ekstradojë ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiçin sepse Beogradi nuk e njeh Kosovën.
Ndërsa theksoi se Radoiçiç ishte ishte aleat i ngushtë i tij, por jo mik.
“Nuk mund ta ekstradoj Milan Radoiçiqin në Prishtinë, sepse ne nuk e njohim Kosovën, ai ishte aleat i ngushtë i imi, por jo mik”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për “Sky News”.
I pyetur për pretendimet e Prishtinës se Beogradi ka planifikuar sulmin në Banjskë, presidenti i Serbisë thotë se “është gjithmonë më e lehtë të akuzosh Beogradin”.
“Kush do të besojë se në fakt është ndryshe, pothuajse askush”, tha Vuçiç.
Presidenti Vuçiç u shpreh se pjesëtarët e Policisë së Kosovës përdorin edhe armë të prodhuara në Serbi, por që Beogradi nuk ua ka shitur atyre.
“Ata djem që ndiqnin serbët dhe që janë nga Policia e Kosovës, mbanin AK të prodhuara këtu në Kragujevc”, tha Vuçiq.
Presidenti serb shprehu bindjen se është e lehtë të gjesh armë dhe jo vetëm në tregun e zi.
“Njerëzit gjithmonë do t’i mbështesin njerëzit që duan të mbrojnë, sepse nga këndvështrimi ynë, nga këndvështrimi i serbëve, ajo është pjesë e Serbisë, sipas Kushtetutës sonë Prandaj them që nuk është diçka që lejohet, por them që nuk është aq e vështirë”, tha Vuçiç.
Ai foli për Sky news edhe për Milan Radoiçiçin, të cilin autoritetet e Prishtinës e cilësuan si lider të një “grupi terrorist” dhe i cili akuzohet nga autoritetet në Serbi për disa krime në lidhje me ngjarjet në Banjskë.
“Nuk ka dyshim, ai ka qenë nënkryetar i Listës Serbe. Ai është akuzuar, ishte një krim i madh, i madh”, theksoi Vuçiç.
I pyetur se pse nuk e ekstradon Radoiçiçin në Prishtinë, ai u përgjigj me pyetje: “A po tallesh me mua apo çfarë?” Po ju pyes sepse e dini se ne nuk mund të ekstradojmë askënd në Prishtinë, sepse nuk e njohim Kosovën si shtet.”