Ministria palestineze e shëndetësisë në Gaza thotë se 256 palestinezë, duke përfshirë 20 fëmijë, janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në 24 orët e fundit. 1,788 persona të tjerë janë plagosur, raporton ministria.
Forcat Ajrore izraelite publikuan më parë pamjet e sulmeve të saj në ndërtesa të shumta në Rripin e Gazës ku thuhet se ndodhen objektivat ushtarake të Hamasit, raporton BBC.
Informacionet nga Gaza kanë qenë të pakta, por fotografitë dhe pamjet në mediat sociale tregojnë ndërtesa të shumta, përfshirë vendet e adhurimit të kthyera në gërmadha.