Kreu i PD-së Lulzim Basha është në një takim në qytetin e Fierit ku po prezanton para qytetarëve pikat kryesore për reformën zgjedhore.
Kjo reformë e hartuar nga ekspertët zgjedhorë të Partisë Demokratike ka 4 pika, ku kryesorja është ajo e Listave të Hapura. Në këtë mënyrë votuesit do të kenë mundësi të votojnë deputetin dhe jo të zgjidhet automatikisht nga kryetari.
Ndërsa pikat e tjera janë barazia e votës, vota e diasporës si dhe presidenti i republikës që zgjidhet nga populli.
Propozimet kryesore për Reformën Zgjedhore, prezantuar nga kryetari i PD, Lulzim Basha:
1 – LISTA TË HAPURA
Votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari.
2- BARAZIA E VOTËS
Numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin
3- VOTA E DIASPORËS
Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë.
4 – PRESIDENT NGA POPULLI
Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli