Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka përcjell një mesazh nga Tel Avivi, mbi situatën e shtetasve shqiptarë pas ndezjes së konfliktit Izrael-Palestinë, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur qindra persona.
“Unë jam Meri Kumbe, ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe aktualisht ndodhem në aeroportin e Tel Avivit. Prej 48 orësh kam qenë në kontakt me Ministrin e Evropës dhe Punët e Jashtme, z. Hasani dhe përmes Ministrisë dhe stafit të ambasadës jemi në kontakt me shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Izrael, për t’i ndihmuar në largimin nga vendi. Me porosi të Ministrit ka vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës, si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut”, thotë ambasadorja shqiptare.